Kontinenti afrikan është një nga burimet e qytetërimit njerëzor. Toka e tij është e pasur dhe e bukur. Tani ky kontinent ka popullsinë më të re të botës dhe është i mbushur plot gjallëri.

Rruga e lashtë Detare e Mëndafshit e Kinës u shtri deri këtu, ndërsa tani “sinqeriteti dhe miqësia e vërtetë” po bëhen parimi thelbësor i bashkëpunimit Kinë-Afrikë. Tani kjo tokë e lashtë po pret të “takohet me ju”!

Të hënën nisi zyrtarisht Konkursi Rinor i Videove Kinë-Afrikë me temën “Gëzohem që takohemi”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Synimi i kësaj veprimtarie është që të krijohet një platformë e videove të shkurtra lidhur me shkëmbimet ndërmjet të rinjve kinezë e afrikanë, ku mund të shfaqet dinamizmi i këtyre të rinjve dhe të nxitet zhvillimi i vazhdueshëm i miqësisë kino-afrikane.

“Të rinjtë janë shpresa e marrëdhënieve Kinë-Afrikë.” Sipas raportit të “Sondazhit me të rinjtë afrikanë 2022”, thuhet që shumica e të rinjve afrikanë mendojnë që Kina është bërë vendi me ndikimin më pozitiv në Afrikë.

CMG-ja u kushton gjithmonë rëndësi ndryshimeve e zhvillimit të Afrikës dhe ngul këmbë në ndërthurjen e teknologjive e metodave të reja dhe përmbajtjes cilësore, për të tërhequr pjesëmarrjen e të rinjve afrikanë dhe për të ofruar një platformë ku mund të forcohen aftësitë e tyre dhe të realizohen ambiciet e tyre.

Konkursi do të zhvillohet në internet nga korriku deri në shtator, dhe pas përmbledhjes dhe vlerësimeve, do të përcaktohen veprat më të mira, të cilat mund të transmetohen në mediat kryesore të CMG-së dhe ato afrikane. (Jiang Lei)