VCG

VCG

Të shtunën u hap në qytetin Fuzhou të provincës Fujian të Kinës Lindore samiti i 5-të “Kina Digjitale”. Samiti i sivjetshëm ka si temë "Transformimi i nxitur nga inovacioni dhe struktura e re e drejtuar nga digjitalizimi", duke paraqitur në të gjitha përmasat arritjet e vendit në zhvillimin e digjitalizimit.

Samiti, i bashkorganizuar nga Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe provinca e Fujian-it, fokusohet në ndryshimet e reja të nxitura nga inovacioni dhe mjedisi i ri i drejtuar nga digjitalizimi në zbatimin e nismës digjitale të Kinës. .

Në samit marrin pjesë mbi 200 ekspozues nga fusha si risitë teknologjike digjitale, siguria kibernetike, ekonomia digjitale dhe shërbimet digjitale të qeverisë. Teknologjitë dhe produktet e reja lidhur me 5G-në, zinxhirin e blloqeve, inteligjencën artificiale dhe të dhënat e mëdha janë ekspozuar në samit, duke treguar prirjet e reja të zhvillimit të teknologjisë digjitale dhe arritjet e reja në zbatimin e digjitalizimit.

Në ceremoninë e hapjes së samitit, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës publikoi një raport mbi zhvillimin e nismës “Kina digjitale” vjet, ku theksohet se Kina ka ndërtuar infrastrukturën e rrjetit më të madhe dhe teknologjikisht më të përparuar në botë, duke përmirësuar me shpejtësi aftësinë novatore në teknologjinë digjitale.

Sipas raportit, Kina ndodhet në pararojë të teknologjive në zhvillim, si inteligjenca artificiale e informatika cloud, dhe është ekonomia e dytë më e madhe digjitale në botë.