VCG

VCG

Prodhimi i baterive në Kinë u rrit 176.4 për qind nga viti në vit në 206.4 GWh në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave të industrisë, njofton “Xinhua”.

Në periudhën janar-qershor, vendi prodhoi 123.2 GWh bateri litium fosfat hekuri, 226.8 për qind më shumë se një vit më parë, treguan të dhënat nga Aleanca e Inovacionit të Baterive të Kinës.

Sipas të dhënave, prodhimi i baterive treshe të litiumit qëndroi në 82.9 GWh, 125 për qind më shumë nga viti në vit.

Një total prej 110.1 GWh baterish u instaluan në automjetet elektrike të Kinës gjatë kësaj periudhe, 109.8 për qind më shumë nga viti në vit.

VCG

VCG

Vetëm në qershor, prodhimi i baterive ishte 41.3 GWh, 171.7 për qind më shumë se vitin e kaluar. (Fatosi)