Të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, presidenti i Kinës Xi Jinping bëri inspektim në Urumqi, kryeqendrën e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit. Kjo është vizita e dytë e tij gjatë dhjetë vjetëve në këtë rajon.

Gjatë kësaj vizite, Xi inspektoi një universitet, një port tokësor, një lagje dhe një muze.

Në Universitetin e Xinjiang-ut, ai u njoh me gjendjen e forcimit të përgatitjes së talenteve.

Universiteti i Xinjiang-ut

Universiteti i Xinjiang-ut/ CMG

Në Mbledhjen e 2-të Qendrore të Punës mbi Xinjiang-un në maj 2014, Xi paraqiti qartazi idenë e "ndërgjegjësimit për bashkësinë e kombit kinez".

Në Universitetin e Xinjiang-ut u krijua në mars 2020 Qendra Studimore për Forcimin e Ndërgjegjësimit për Bashkësinë e Kombit Kinez, studimet e së cilës fokusohen rreth "strategjisë së PKK-së mbi qeverisjen e Xinjiang-ut në epokën e re" dhe forcimin e këtij ndërgjegjësimi.

Qendra Studimore për Forcimin e Ndërgjegjësimit për Bashkësinë e Kombit Kinez/ CMG

Qendra Studimore për Forcimin e Ndërgjegjësimit për Bashkësinë e Kombit Kinez/ CMG

Pas Universitetit të Xinjiang-ut, Xi Jinping-u vizitoi edhe "lartësinë e hapjes", zonën e portit tokësor ndërkombëtar të Urumqit.

Rajoni i Xinjiang-ut ndodhet në Veriperëndim të Kinës, por edhe në qendër të kontinentit euroaziatik.

Gjatë inspektimit në prill 2014 në Xinjiang, Xi vuri në dukje pozicionin dhe rolin e pazëvendësueshëm të këtij rajoni në ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Një muaj më vonë, në një mbledhje të Byrosë Politike të KQ të PKK-së, u propozua që "të bëhen përpjekje që të krijohet në Xinjiang.

Harta e zonës thelbësore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit/ CMG

Harta e zonës thelbësore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit/ CMG

Kësaj here, gjatë vizitës në zonën e portit tokësor të Urumqit, Xi tha se, me thellimin e ndërtimit të "Një brez, një rrugë", Xinjiang-u nuk është më një rajon i largët i Kinës, por një zonë thelbësore. "Puna që po bëni, ka rëndësi historike dhe ka pasur arritje të konsiderueshme. Me përpjekje të vazhdueshme, kjo çështje do të ketë të ardhme të ndritshme".

"Zhvillimi është baza kryesore e sigurisë dhe e rendit afatgjatë në Xinjiang," theksoi presidenti. Duke shfrytëzuar epërsinë gjeografike të Xinjiang-ut, duhet të nxitet hapja e nivelit të lartë në një krahinë të brendshme, që të krijohen kushte për pasurimin e banorëve dhe lulëzimin e Xinjiang-ut. Ky është synimi i vizitës së kreut të shtetit kinez në zonën e portit tokësor të Urumqit.

Nyja e trenave Kinë-Evropë në Urumqi/ CMG

Nyja e trenave të mallrave Kinë-Evropë në Urumqi/ CMG

Xi Jinping-u vizitoi edhe lagjen "Guyuanxiang" në këtë qytet, për të njohur gjendjen e nxitjes së unitetit të pakicave kombëtare.

Kjo lagje u krijua në vitin 2001 dhe tani në të banojnë 1750 familje me 4635 pjesëtarë, 95 për qind e të cilëve janë banorë të pakicave kombëtare.

Banorët në lagjen "Guyuanxiang" që i dhanë lamtumirë presidentit Xi/ CMG

Banorët në lagjen "Guyuanxiang" që pritën presidentin Xi/ CMG

Gjatë inspektimit, Xi tha: "I kushtoj rëndësi punës në lagje. Punët tona duhet të konkretizohen në bazë dhe të lidhen ngushtë me banorët e thjeshtë. Punonjësit tanë duhet të njohin mendimet e banorëve dhe ne duhet ta kryejmë punën tonë sipas kërkesave të banorëve".

Muzeu i Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit nga ajri/ CMG

Muzeu i Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit nga ajri/ CMG

Në Urumqi, Xi vizitoi edhe Muzeun e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, që u krijua në vitin 1959 dhe që ka një sipërfaqe afro 50 mijë metra katrorë.

Shfaqja e epikës heroike të kombësisë kirgize "Manas"

Shfaqja e epikës heroike të kombësisë kirgize "Manas"/ CMG

Ai pa edhe shfaqjen e epikës heroike të kombësisë kirgize "Manas", duke vënë në dukje se trashëgimitë kulturore si "Manas", janë thesari i çmuar i pakicave kombëtare, por edhe i kombit kinez, dhe duhet të mbrohen, trashëgohen e zhvillohen. (Wang Lei/ Artan)