foto/CFP/CGTN

foto/CFP/CGTN

Prodhimi i drithërave verore në Kinë është rritur me 1 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas statistikave të publikuara të enjten nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Prodhimi i përgjithshëm i drithërave në Kinë arriti në 147.39 milionë tonë në verën e këtij viti, 1.434 milionë tonë më shumë se vitin e kaluar.

Prodhimi i grurit arriti 135.76 milion tonë, 1 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe si sipërfaqja e mbjellë, ashtu edhe rendimenti i prodhimit për hektar të drithërave të verës u shtuan në krahasim me vitin 2021, bëri të ditur drejtori i Departamenti të Çështjeve Rurale të Zyrës Kombëtare të Statistikave Wang Guirong.

foto/CFP

foto/CFP

Sipas tij, rritja e prodhimit të drithërave të verës ka ardhur prej kushteve të favorshme të motit dhe promovimit të farërave dhe tokave bujqësore me cilësi të lartë. Wang shtoi se, megjithëse gruri dimëror në viset veriore të Kinës vuajti nga përmbytjet e vjeshtës së kaluar, temperatura u rikthye shpejt pas kësaj pranvere dhe ndodhën rrallë fatkeqësi si "i ftohti i pranverës së vonë" dhe thatësirat. Që nga fillimi i verës, lagështia e madhe e tokës dhe ndryshimi i madh i temperaturës ndërmjet mëngjesit dhe mbrëmjes kanë kontribuar gjithashtu në prodhimtarinë e mbarë. Ai tha se metodat shkencore të monitorimit të rritjes së të korrave për të parandaluar dëmtuesit dhe sëmundjet kanë qenë mjaft të dobishme.

Bazuar në statistikat, Zhang Guohua, zyrtar në Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës së Kinës, tha se siguria ushqimore e Kinës është mjaft e qëndrueshme për të përballuar goditjet e jashtme, duke përfshirë pandeminë e COVID-19, ndryshimin e klimës dhe politikat monetare të luhatshme. (Fang Xiaoyu/Artan)