Foto: VCG
Banorëve në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong, u është lehtësuar aksesi për të komunikuar me ligjvënësit dhe po u kërkojnë atyre të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, falë krijimit të stacioneve në nivel bazë dhe një platforme në internet, shkruan “China Daily”.
Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor në distriktin Jiyang të Jinan, që është organi legjislativ lokal, kishte ngritur 29 stacione të tilla deri në fund të qershorit, duke ofruar më shumë lehtësi për njerëzit që duan t’u kërkojnë ligjvënësve për t'i ndihmuar me vështirësitë që hasin.
Sun Liangcai, kreu i legjislaturës së qarkut, tha se këto stacione shërbejnë si një urë lidhëse midis banorëve dhe deputetëve, duke shtuar se shtimi i tyre i motivon më tej deputetët për të kryer detyrat e tyre.
Legjislatura kërkon që deputetët të përdorin faqet për të mbajtur pritje apo takime me banorët një herë në muaj, duke mbledhur sugjerimet e qytetarëve për çështjet legjislative dhe duke mësuar për problemet e tyre. Deputetët duhet të informojnë paraprakisht banorët për tubimet duke postuar njoftime.
Shumë ankesa që banorët kanë ndarë në stacione kanë të bëjnë me jetesën e tyre, duke përfshirë problemet me rrugët e dobëta në fshatra, problemet me tarifimin e biçikletave elektronike në nënqarqe dhe mungesën e hapësirave të parkimit në komunitete.
Deputetët kanë mbledhur sugjerimet dhe shqetësimet e banorëve dhe i kanë ndarë me organet përkatëse qeveritare, njoftoi legjislativi, duke shtuar se banorët do të marrin reagime pasi të zgjidhen problemet. (Elona)