Foto: VCG
Kina do të mbajë Konferencën Botërore mbi Sistemet e Trashëgimisë Bujqësore me rëndësi globale (GIAHS) në provincën lindore Zhejiang.
Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale bëri të ditur se konferenca do të mbahet nga 17 deri më 19 korrik, raporton “Xinhua”.
Drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të ministrisë, Sui Pengfei, tha në një konferencë shtypi, se konferenca botërore synon të promovojë më mirë zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe prosperitetin rural.
Ministra të Bujqësisë nga 13 vende, drejtori i përgjithshëm i FAO-s, të dërguar diplomatikë nga 19 vende në Kinë dhe përfaqësues të lartë nga shtatë organizata ndërkombëtare janë ftuar në konferencë, shtoi Sui.
Ai tha se ministria dhe autoritetet vendore do të mbështesin ngritjen e platformave të institucionalizuara të shkëmbimit për të rritur mbrojtjen e trashëgimisë bujqësore si dhe për të promovuar realizimin e Agjendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm. (Elona)