Foto:VCG

Foto:VCG

Këshilli i Shtetit i Kinës ka miratuar një plan për të nisur programet e ndihmës në punë për projektet e mëdha, me qëllim rritjen e punësimit dhe rritjen e të ardhurave lokale, sipas një qarkoreje të lëshuar të martën.

Të gjitha rajonet dhe departamentet qeveritare nxiten të zbatojnë projekte kyçe të investuara nga qeveria përmes programeve të ndihmës në punë sa më shumë që të jetë e mundur, për të ndihmuar njerëzit të punojnë pranë shtëpive të tyre dhe të rrisin të ardhurat, sipas planit të propozuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Në plan sqarohen programet e ndihmës në punë në sektorë dhe projekte kyçe, si transporti, ruajtja e ujit, energjia, bujqësia dhe zonat rurale, ndërtimi urban, mjedisi ekologjik dhe restaurimi dhe rindërtimi pas katastrofës.

Departamentet e zhvillimit dhe reformës, së bashku me departamentet e tjera të lidhura me qeverinë, duhet të kryejnë kërkime të thelluara dhe të formulojnë detyra dhe katalogë udhëzues për projektet kryesore në fusha të ndryshme ku mund të zbatohen programet e ndihmës në punë. Detyrat kryesore përfshijnë formulimin e një liste vjetore të projekteve kyçe të ndihmës në punë, mobilizimin e pjesëmarrjes lokale kryesisht në qarqe, ofrimin e trajnimit për punëtorët migrantë dhe pagesën e pagave në kohë dhe plotësisht, thuhen në plan.

Shkalla e investimeve në programet e ndihmës në punë duhet të zgjerohet dhe duhet të nisin një sërë programesh për lehtësimin e punës të financuara nga investimet buxhetore qendrore për të ndërtuar objekte mbështetëse për projektet kryesore. Përqindja e shpërblimit të punës që merret nga fondet e qeverisë qendrore duhet gjithashtu të rritet nga mbi 15 për qind në mbi 30 për qind. Institucionet financiare inkurajohen të rrisin mbështetjen e financimit për projektet e ndihmës në punë në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe forca të ndryshme sociale si ndërmarrjet private dhe organizatat sociale do të udhëhiqen për të kryer projekte me interes publik në formën e programeve të ndihmës në punë. (Elona)