Foto: VCG
Kina raportoi një vrull të konsiderueshëm rimëkëmbjeje në numrin e udhëtimeve ajrore dhe vëllimin e ngarkesave në gjysmën e parë të vitit 2022. Sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), nga janari deri në qershor janë bërë gati 118 milionë udhëtime pasagjerësh, raporton “Xinhua”.
Numri i udhëtimeve të pasagjerëve të regjistruar në maj dhe qershor u rrit përkatësisht me 53.2 për qind dhe 82.2 për qind, nga muaji në muaj, me udhëtimet njëditore të pasagjerëve që kaluan 1 milion më 29 qershor, treguan të dhënat e CAAC.
Numri i udhëtimeve në qershor ishte rreth 46.2 për qind e numrit të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm, shtoi CAAC.
Vëllimi i ngarkesave qëndroi në rreth 3.08 milionë tonë në gjysmën e parë të vitit, me vëllimin në qershor që u rikuperua në 89.7 për qind të numrit të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2019, sipas administratës.
Muajin e kaluar, vëllimi i ngarkesave ajrore ndërkombëtare u rrit me 1.8 për qind nga viti në vit, tha CAAC. (Elona)