Foto/UÇP: Anija e marinës kineze "Xianning" monitoron destrojerin amerikan “USS Benfold”, i cili shkeli ujërat territoriale kineze në ishujt Xisha në Detin e Kinës Jugore

Foto/UÇP: Anija e marinës kineze "Xianning" monitoron destrojerin amerikan “USS Benfold”, i cili shkeli ujërat territoriale kineze në ishujt Xisha në Detin e Kinës Jugore

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (UÇP) tha të mërkurën se kishte monitoruar dhe paralajmëruar destrojerin amerikan “USS Benfold” pasi lundroi në ujërat e ishujve Xisha në Detin e Kinës Jugore pa leje nga qeveria kineze.

Veprimi i ushtrisë amerikane ka cenuar sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës, ka dëmtuar paqen e stabilitetin në Detin e Kinës Jugore dhe ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe normat që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, tha Tian Junli, zëdhënës i Komandës së Zonës Jugore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në një deklaratë.

“Faktet kanë vërtetuar edhe një herë se ShBA-ja është në çdo kuptim një 'krijuese rreziku për sigurinë në Detin e Kinës Jugore' dhe një 'shkatërruese e paqes dhe stabilitetit rajonal',”tha zëdhënësi Tian.

Foto/UÇP: Destrojeri amerikan “USS Benfold” shkel ujërat territoriale kineze në ishujt Xisha në Detin e Kinës Jugore.

Foto/UÇP: Destrojeri amerikan “USS Benfold” shkel ujërat territoriale kineze në ishujt Xisha në Detin e Kinës Jugore.

Komanda e Zonës Jugore qëndron në gatishmëri të lartë në çdo kohë për të mbrojtur sovranitetin e sigurinë kombëtare dhe paqen e stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, shtoi ai. (Fang Xiaoyu/Artan)