foto/CCTV

foto/CCTV

Versioni në gjuhën angleze i vëllimit të parë dhe të dytë të një koleksioni fjalimesh diplomatike të presidentit kinez Xi Jinping është botuar nga Shtëpia Botuese Qendrore e Përmbledhjeve dhe e Përkthimeve.

Përmbledhja e hartuar nga Instituti i Historisë dhe i Literaturës së Partisë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, përfshin 136 fjalime të mbajtura në periudhën ndërmjet marsit 2013 dhe nëntorit 2021 nga Xi Jinping-u, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Botimi në anglisht do t'i ndihmojë lexuesit brenda dhe jashtë vendit të kuptojnë më mirë Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Diplomacinë, vizionin e krijimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, diplomacinë e një vendi të madh me karakteristika kineze në epokën e re, si edhe rrugën e zhvillimit që ka zgjedhur Kina dhe teorinë e saj të qeverisjes. (Artan)