foto/VCG
Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të martën një letër urimi për themelimin e organizatës ndërkombëtare Konferenca Botërore e Internetit.
Xi Jinping-u vuri në dukje se krijimi i Konferencës Botërore të Internetit është një masë e rëndësishme për të ndjekur prirjen e zhvillimit të epokës së informacionit dhe për të thelluar shkëmbimet e bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirën kibernetike. Ai shprehu shpresën se Konferenca Botërore e Internetit do t'i përmbahet planifikimit me nivel të lartë, ndërtimit me standarde të larta dhe promovimit të nivelit të lartë, do të nxitë konsultimet nëpërmjet dialogut e shkëmbimeve, do të promovojë ndarjen e përbashkët ndërmjet bashkëpunimit pragmatik dhe do të kontribuojë me mençurinë dhe forcën e vet në qeverisjen globale të internetit.
Xi Jinping-u theksoi se hapësira kibernetike është e lidhur me fatin e njerëzimit dhe e ardhmja e saj duhet të krijohet bashkërisht nga të gjitha vendet e botës. Kina është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të promovuar ndërtimin e një hapësirë kibernetike më të drejtë dhe më të arsyeshme, më të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke e shfrytëzuar këtë rast si një mundësi të rëndësishme, në mënyrë që interneti të sjellë më shumë përfitime për popujt e mbarë botës.
Po të martën u mbajt në Pekin mbledhja themeluese e Konferencës Botërore të Internetit. Anëtarët e saj përfshijnë organizata ndërkombëtare, ndërmarrje, institucione dhe studiues nga fushat globale të internetit. (Fang Xiaoyu/Artan)