foto/MJK

foto/MJK

Në bisedimet e fundit me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi paraqiti katër lista, duke përshirë atë që i kërkon ShBA-së të ndreqë politikën e gabuar ndaj Kinës. Lidhur më këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh se një konferencë shtypi se pala kineze shpreson se pala amerikane do t’i marrë seriozisht listat kineze dhe do të përmbushë premtimet e bëra nga presidenti Biden e qeveria amerikane me veprime konkrete.

Wang Wenbin tha se katër listat përfshijnë dy lista të përditësuara, bazuar në listën që i kërkonte palën amerikane të korrigjonte politikën e gabuar ndaj Kinës, dhe listën mbi rastet kryesore me interes për palën kineze, të cilat Kina ia paraqiti ShBA-së gjatë takimit dypalësh në Tianjin vitin e kaluar. Ato përfshijnë gjithashtu edhe një listë për projektligjet e ShBA-së në lidhje me Kinën dhe një listë të bashkëpunimit kino-amerikan në tetë fusha, si ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik.

“Listat tregojnë edhe një herë qëndrimin solemn të Kinës në kërkesën ndaj palës amerikane që të ndalojë veprimet frenuese e shtypëse, ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës dhe cenimin e sovranitetit, sigurisë e interesave të zhvillimit të Kinës. Në të njëjtën kohë, ato tregojnë edhe qëndrimin konstruktiv të Kinës ndaj bashkëpunimit me ShBA-në mbi bazën e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe përfitimeve të përbashkëta. Shpresojmë se pala amerikane do t’i marrë seriozisht listat e Kinës dhe do të përmbushë premtimet e bëra nga presidenti Biden dhe qeveria amerikane me veprime konkrete,” theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës. (Fang Xiaoyu/Artan)