Ish-presidenti i Austrisë Heinz Fischer vlerësoi lart arritjet e Kinës në zhvillimin ekonomik e shoqëror gjatë një interviste ekskluzive ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës.

Gjatë intervistës, Fischer-i kujtoi vizitën e tij të parë në Kinë në vitin 1974. Ai tha se gjatë gjysmë shekullit të kaluar, Kina u shndërrua nga një vend bujqësor me nivel të ulët jetese dhe teknologji të prapambetur në një ndër ekonomitë më të rëndësishme në botën e sotme, dhe shpejtësia e zhvillimit të saj është e habitshme.

Fischer-i shprehu mendimin se Kina ka pasur suksese të mëdha në zhdukjen e varfërisë dhe ka ofruar përvojën e vet të rëndësishme në zvogëlimin e hendekut të pasurisë, që përbën një sfidë për qeverisjen globale, nga aspekti i nxitjes së zhvillimit të grave, barazisë arsimore, krijimit të vendeve të punës etj.

Rrjeti i autostratave në provicnën Guizhou ka nxitur zhvillimin ekonomik të zonave malore./ VCG

Rrjeti i autostratave në provicnën Guizhou ka nxitur zhvillimin ekonomik të zonave malore./ VCG

Duke folur për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e vazhdueshëm, Fischer-i tha se prej kohësh Kina është konsideruar si një vend që i ka kushtuar rëndësi rritjes ekonomike, duke shpërfillur mbrojtjen e mjedisit. Por, vitet e fundit, kjo përshtypje ka ndryshuar. Shumë të dhëna tregojnë se Kina po përpiqet me të gjitha forcat për të arritur objektivat ndërkombëtare për klimën dhe për mbrojtjen e mjedisit, duke u kushtuar rëndësi të madhe objektivave të përcaktuar në Konferencën e Klimës të Parisit. Megjithëse problemi i mbrojtjes së mjedisit mbetet i vështirë në sferë globale, Kina ka bërë përpjekje të shumta dhe ka pasur suksese të mëdha.

Në fund të intervistës, Fischer-i shprehu shpresën se marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor ndërmjet Kinës dhe Austrisë nuk do të dëmtohen nga faktorë të tjerë dhe do të ruajnë gjallërinë edhe pas shumë vjetëve. "Ky është një objektiv, një dëshirë e një shpresë. Besoj se, nëse bëjmë përpjekje, do të realizohet patjetër," tha ish-presidenti austriak në intervistën për CMG-në. (Wang Lei/Artan)