Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh ngushëllimi kryeministrit të Japonisë Fumio Kishida për ndarjen nga jeta të ish-udhëheqësit të këtij vendi Shinzo Abe.

Në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, si edhe në emrin e vet personal, Xi shprehu ngushëllime të thella për vdekjen e papritur të Shinzo Abes. Ai i shprehu gjithashtu ngushëllime familjes së ish-kryeministrit japonez.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Abe ka bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Japonisë gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe kontribuoi pozitivisht, tha presidenti kinez në mesazhin e tij.

Xi përmendi mirëkuptimin e përbashkët të rëndësishëm që arriti me Aben për krijimin e një marrëdhënieje që përputhet me kërkesat e epokës së re. Kreu i shtetit i Kinës shprehu keqardhjen e thellë për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryeministrit japonez, duke shtuar se është i gatshëm të punojë bashkë me kryeministrin Kishida për të vijuar zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Kinës dhe Japonisë, sipas parimeve të përcaktuara në katër dokumentet politike.

Po atë ditë, Xi Jinping-u dhe bashkëshortja e tij, znj. Peng Liyuan, i dërguan një mesazh ngushëllimi bashkëshortes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, zonjës Akie Abe. (Li Huailiang/Artan)