Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i delfinëve të bardhë kinezë në provincën Guangdong të Kinës jugore ka arritur në rreth 1100, sipas një sondazhi të kryer nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Sondazhi, i cili u krye në një rezervat natyror kombëtar për delfinët e bardhë kinezë në grykëderdhjen e lumit Pearl, tregoi që numri i tyre u rrit nga 937 në rreth 1100 në pesë vjet, bën të ditur “Xinhua”.

Ndërkohë, përqindja e delfinëve të mitur u rrit nga më pak se 10 për qind në 13 për qind, duke treguar një strukturë të përmirësuar moshore në rezervë. Delfinët e bardhë kinezë janë nën mbrojtjen e shtetit të klasit të parë dhe grykëderdhja e lumit Pearl është një habitat kryesor për speciet në Kinë.

Rritja e vazhdueshme e popullsisë së delfinëve është e lidhur ngushtë me forcimin e mbrojtjes së mjedisit ekologjik detar nga Kina në vitet e fundit. (Elona)