Foto: VCG

Foto: VCG

Jetëgjatësia mesatare e kinezëve është rritur në 77.93 vjet. Në vitin 2016, kur Kina nxori projektin “Kina e shëndetshme 2030”, shifra ishte 76.5, raporton “Xinhua”. Kina kryeson vendet me të ardhura të mesme dhe të larta në treguesit kryesorë të shëndetit dhe objektivat për vitin 2020 të vendosura në plan janë arritur në përgjithësi, tha Mao Qun'an, nënkryetari i zyrës për promovimin e nismës për Kinën e shëndoshë, në një konferencë për shtyp.

Në përmbledhjen e arritjeve në avancimin e nismës, Mao tha se një sistem politikash për promovimin e shëndetit ka marrë formë, faktorët e rrezikut shëndetësor janë vënë nën kontroll efektiv, aftësia për t'u ofruar njerëzve shërbime shëndetësore gjatë gjithë vazhdimësisë shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm dhe sëmundjet janë kontrolluar në mënyrë efektive. (Elona)