CFP

CFP

Seksioni i Zhejiang-ut i projektit të transmetimit të energjisë të rrymës së drejtpërdrejtë me tension ultra të lartë Baihetan-Zhejiang, përfundoi të shtunën në Kinën Lindore.

Kjo linjë transmetimi fillon me hidrocentralin Baihetan, një vepër hidroelektrike prej 16 gigavatash (GW), stacioni i dytë elektrik më i madh në botë pas Digës së Tre Grykave, po në Kinë, prej 22.5 GW.

Hidrocentrali Baihetan, që gjendet në lumin Jinsha, në rrjedhën e sipërme të lumit Jance, që përshkon provincat Sichuan dhe Yunnan në Kinën Jugperëndimore, e transmeton energjinë elektrike nga pjesa perëndimore e pasur me burime energjetike në rajonet e varfra për sa i përket energjisë në Kinën Lindore, duke përbërë një hap të rëndësishëm në përdorimin e energjisë së pastër nga Kina.

CFP

CFP

Kjo linjë, e cila është pjesë e projektit të Kinës "Transmetimi i energjisë nga Perëndimi në Lindje", ka një gjatësi të përgjithshme 2 140.2 kilometra, me një kapacitet transmetimi prej 8 000 megavatë.

Seksioni i Zhejiang-ut në Kinën Lindore është pjesa e parë e projektit që përfundon. Ai ka një gjatësi prej 113.95 kilometrash, me 234 shtylla të reja elektrike. (Xu Guang)

CFP

CFP