VCG

VCG

Një autostradë e re që përshkon shkretëtirën Taklimakan në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur në veriperëndim të Kinës, u vu në funksion të enjten.

E pozicionuar në Prefekturën Autonome Mongole Bayingolin të Xinjiang-ut jugor, autostrada, që lidh Yuli dhe Qiemo, është e treta përgjatë shkretëtirës Taklimakan, shkretëtira e dytë më e madhe në botë me rërë lëvizëse, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Me shpejtësinë e projektuar prej 60 ose 80 km në orë për seksione të ndryshme, autostrada ka një gjatësi totale prej 334 km, ku 307 km kalon nëpër shkretëtirë.

Autostrada ka pasur një investim total prej rreth 1.75 miliardë juanë (rreth 261.5 milionë dollarë amerikanë) dhe ndërtimi i saj filloi në tetor 2017. (Irma)

VCG

VCG

VCG

VCG