Hong-Kong Foto nga CFP

Hong-Kong Foto nga CFP

Hong-Kongu ka qenë një dritare e rëndësishme dhe urë që lidh pjesën kontinentale të Kinës me pjesët e tjera të botës që nga kthimi i tij në atdhe, dhe ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për mrekullinë e zhvillimit afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik të Kinës, tha presidenti kinez Xi Jinping të premten.

Duke folur në mitingun për festimin e 25-vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në atdhe dhe ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e mandatit të gjashtë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR), kreu i shtetit kinez vuri në dukje gjithashtu se gjatë 25 vjetëve të fundit, politika "Një vend, dy sisteme" e zbatuar në Hong-Kong ka arritur suksese të njohura botërisht.

Rajoni ka përballuar të gjitha llojet e sfidave dhe ka ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme, tha ai, duke shtuar se asnjë nga sfidat nuk e ka ndaluar përparimin e Hong-Kongut.

Ekonomia hongkongase është rritur fuqishëm, vuri në dukje presidenti Xi Jinping, duke shtuar se Hong-Kongu ka ruajtur statusin si qendër ndërkombëtare financiare, tregtare dhe e transportit detar, dhe ka pasur rritje të shpejtë të industrive teknologjike inovative, liri e hapje të nivelit të përparuar botëror dhe një mjedis biznesi të klasit botëror.