VCG

VCG

Vëllimi i mallrave hekurudhore në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore tejkaloi 100 milionë tonë në vitin 2022 të martën, 21 ditë më herët se vitin e kaluar, bën të ditur “Xinhua”.

Xinjiang ka një vëllim të planifikuar të transportit hekurudhor prej 153.45 milionë tonë për vitin 2022, njoftoi “China Railway Urumqi Bureau Group Co., Ltd”.

Për të siguruar transportin e qymyrit gjatë pikut të vazhdueshëm të konsumit të energjisë, departamenti rajonal i hekurudhave ka përpiluar një listë prioritare të gjeneruesve lokalë të energjisë sipas inventarit të tyre përkatës dhe distancës së transportit për dorëzim në kohë.

Në vitin 2021, rajoni nisi një projekt rinovimi me dy faza në një hekurudhë kyçe për transportin e qymyrit që lidh Urumqi me një zonë të minierave të qymyrit në Xinjiang verior.

VCG

VCG

Kapaciteti i mallrave të hekurudhës ka të ngjarë të dyfishohet kur të përfundojë projekti, sipas autoriteteve lokale. (Elona)