VCG

VCG

Një zyrtar kinez shëndetësor premtoi përpjekje të vazhdueshme për të promovuar vaksinimin te të moshuarit.

Përafërsisht 220.2 milionë të moshuar të moshës 60 vjeç e lart ose 83.41 për qind e qytetarëve të moshuar të vendit ishin vaksinuar plotësisht deri të hënën, tha Lei Zhenglong, një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, në një konferencë për shtyp.

Mbi 172.5 milionë kanë marrë një edhe dozën përforcuese, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Lei vuri në dukje se deri të hënën, mbi 3.4 miliardë doza vaksinash Covid 19 ishin administruar Kinë, me rreth 1.26 miliardë njerëz ose 89.41 për qind e popullsisë totale të vaksinuar plotësisht. Nga ky numër, gjithsej mbi 790 milionë njerëz kanë marrë një injeksion përforcues, tha Lei. (Elona)