VCG

VCG

Numri i anëtarëve të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) i kaloi 96.71 milionët në fund të vitit 2021, njoftoi të mërkurën Departamenti Organizativ i Komitetit Qendror të PKK-së.

Kjo shifër anëtarësie është përkatësisht 3.7 dhe 15.9 % më e lartë se në vitin 2020 dhe në fund të vitit 2012, kur u mbajt Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së, bëri të ditur ky departament në një raport në prag të 101-vjetorit të themelimit të PKK-së më 1 korrik.

Më shumë se 4.38 milionë veta iu bashkuan PKK-së vitin e kaluar kur Partia kremtoi 100-vjetorin, tregojnë shifrat e raportit.

PKK-ja kishte rreth 4.94 milionë organizata-bazë vjet, 117 000 më shumë në krahasim me vitin 2020.

Sipas raportit, përbërja e anëtarëve të Partisë është përmirësuar vazhdimisht, me nivele më të larta arsimimi dhe rritje të qëndrueshme të përqindjes së anëtareve femra dhe anëtarëve nga pakicat kombëtare. (Zhan Dian/Artan)