VCG

VCG

Kina dërgoi të hënën një satelit të ri vëzhgues të Tokës në hapësirë nga qendra e lëshimit të satelitëve Jiuquan në Kinën veriperëndimore.

Sateliti “Gaofen-12 03” u lëshua nga një raketë bartëse Long March-4C në orën 23:46 me kohën e Pekinit dhe hyri me sukses në orbitën e planifikuar, bën të ditur “Xinhua”.

Ai do të përdoret në një sërë fushash, duke përfshirë studimet e tokës, planifikimin urban, projektimin e rrjetit rrugor, vlerësimin e rendimentit të të korrave dhe lehtësimin e fatkeqësive.

Nisja shënoi misionin e 425-të të fluturimit të raketave transportuese të serisë Long March. (Elona)