VCG

VCG

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Pekinit u kthyen në shkolla të hënën pas mbi 50 ditë arsimi në distancë për shkak të shpërthimit lokal të Covid-19.

Nxënësit e dy viteve të para të shkollave të mesme ose të klasave 7, 8, 10 dhe 11, si dhe ata të shkollave fillore, rifilluan mësimin me prani fizike. Arsimi për nxënësit e klasave 9 dhe 12 ka përfunduar më herët.

Kampuset u rihapën me masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Nxënësit dhe mësuesit duhet të bëjnë testimin e acidit nukleik dy herë në javë, sipas Komisionit Komunal të Arsimit të Pekinit, raporton “Xinhua”.

VCG

VCG

Ndërkohë, grupet kryesore, si rojet e sigurisë, stafi i mensës dhe pastruesit, do të testohen në përputhje me rregulloret shëndetësore të industrisë së qytetit.

“Ne duhet të vendosim një ekuilibër midis parandalimit dhe kontrollit të epidemisë dhe cilësisë së arsimit”, -tha Li Yi, zëdhënës i Komisionit Komunal të Arsimit të Pekinit.

Sipas komisionit, një pjesë e vogël e nxënësve do të vazhdojnë të studiojnë në shtëpi, ndërsa kopshtet janë planifikuar të rihapen më 4 korrik. (Elona)

VCG

VCG