VCG
Në përgjigje të konsultimeve për të ashtuquajturën "Nismë për Tregtinë në Shekullin e 21-të" ndërmjet ShBA-së dhe Tajvanit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt shtypi të martën se Pekini kundërshton me vendosmëri çdo formë të shkëmbimeve zyrtare ndërmjet vendeve që kanë lidhje diplomatike me Kinën dhe Tajvanit, duke përfshirë negociimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të natyrës zyrtare dhe që nënkuptojnë sovranitet.
Zhao Lijian tha se ekziston vetëm një Kinë në botë, Tajvani është pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën. Pala amerikane duhet të ndërmarrë veprime konkrete për t'iu përmbajtur parimit të “Një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, të ndalojë çdo formë të shkëmbimeve zyrtare me Tajvanin, të ndalojë negociatat dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me autoritetet e Tajvanit që kanë karakter zyrtar e nënkuptime sovraniteti dhe të mos u dërgojë asnjë sinjal të gabuar forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit".
"Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit duhet të heqin dorë sa më parë nga iluzioni 'për të kërkuar pavarësinë me mbështetjen e ShBA-së', përndryshe, ‘sa më lart të kërcejnë, aq më e keqe do të jetë rënia’," tha zëdhënësi Zhao Lijian.