VCG

VCG

Kina mund të përballojë rreziqet e papritura këtë vit për të arritur objektivin e saj të rritjes së PBB-së prej rreth 5.5 %, tha të martën një zyrtar i lartë i organit të planifikimit ekonomik të vendit.

Që prej marsit, shpërthimet e pandemisë së COVID-19 dhe kriza e Ukrainës i kanë shtuar rreziqet e sfidat për rritjen ekonomike të Kinës, me pasiguri në rritje lidhur me punësimin dhe inflacionin, pranoi Ou Hong, zv.sekretari i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës në një konferencë shtypi.

Megjithatë, ekonomia kineze është e fuqishme dhe ka potencial të madh, tha ai, duke shtuar se Kina "është plotësisht e sigurt për tejkalimin e sfidave të vështira në funksionimin e ekonomisë", duke "siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm".

Qeveria do të zbatojë masat e tanishme mbështetëse, ndërsa përmirëson mjetet e politikave, të cilat mund të zbatohen menjëherë në varësi të rrethanave, tha Ou.

Ndërsa Zhao Chenxin, sekretari i përgjithshëm i Komisionit, u shpreh në konferencën për shtypin se Kina nuk do të përdorë të ashtuquajturin stimuj "si ujitja me përmbytje", gjë që qeveria kineze e ka përsëritur shpesh gjatë viteve të fundit. Në vend të kësaj, ajo do të ndërmarrë reforma dhe masa novatore dhe do të përdorë tregun.

Politika monetare "do të vazhdojë të mbështetë rimëkëmbjen ekonomike", bëri të ditur të hënën guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Yi Gang.

Në maj, Kina njoftoi një paketë prej 33 masash, që mbulojnë politikat fiskale, financiare, të investimeve dhe industrial, për të përkrahur ekonominë.