VCG

VCG

Kina ka forcuar masat për të siguruar më tej rrjedhën e qetë të logjistikës dhe qarkullimin e transportit të mallrave për të stabilizuar zinxhirët industrialë dhe të furnizimit dhe për të ringjallur ekonominë më të gjerë, deklaroi zëvendësministri i Transportit Zhao Chongjiu, njofton “Xinhua”.

Kina ka intensifikuar mbikëqyrjen e qasjeve të njëanshme dhe masave të tepruara të politikave të marra nga qeveritë lokale që kanë dobësuar logjistikën, tha Zhao në një konferencë për shtyp.

Për të lehtësuar rifillimin e prodhimit, u morën masa për të nxitur shërbimin e transportit në lidhje me korrjen e verës, për të siguruar logjistikë të papenguar në rajonet e prekura nga përmbytjet dhe tërmetet, si dhe për të përmirësuar efikasitetin operacional të qendrave kryesore.

Vendi ka miratuar strategji të shumanshme për të zgjidhur vështirësitë me të cilat përballen ndërmarrjet në prodhim dhe funksionim dhe për të rritur mbështetjen fiskale dhe financiare për firmat në industrinë e transportit, tha Zhao.

Treguesit kryesorë logjistik raportuan përmirësime për shkak të rritjes së qarkullimit dhe logjistikës. Më 24 qershor, xhiroja totale e mallrave dhe kontejnerëve në portet kryesore këtë vit u rrit përkatësisht 0.9 për qind dhe 2.3 për qind nga një vit më parë. (Fatosi)