VCG

VCG

Gjithsej 17.555 banorë do të zhvendosen larg vendeve me lartësi të mëdha në qytetin Nagqu, Rajoni Autonom i Tibetit të Kinës jugperëndimore, falë një programi lokal për të përmirësuar jetesën e tyre dhe për të mbrojtur ekosistemin e brishtë të rajonit të rrafshnaltës, njofton “Xinhua”.

Për gjatë një muaj e gjysmë, banorët do të lëvizin nga vendet me lartësi mesatare mbi 4500 metra mbi nivelin e detit në zona më mikpritëse prej rreth 3600 metrash në qytetin Shannan.

VCG

VCG

Banorët kishin jetuar në vende me mot të ashpër dhe kushte relativisht të prapambetura prodhimi dhe jetese, ku livadhet u degraduan, tha Wu Wei, drejtor i administratës rajonale të pyjeve dhe tokave.

“Skema e zhvendosjes pasqyron një mendim zhvillimi me në qendër banorët duke marrë parasysh mbrojtjen ekologjike dhe kërkesën e tyre për një jetë më të mirë”, -tha Wu.

Plani i përgjithshëm i zhvendosjes së rajonit do të mbulojë më shumë se 130.000 banorë në afro 100 fshatra të Tibetit në tetë vjet. (Fatosi)

VCG

VCG