VCG

VCG

Nga e premtja deri të dielën e javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore të aviacionit civil në Kinë i kaloi 10 mijë për tre ditë rresht. Numri i fluturimeve në këto tre ditë arriti përkatësisht në 10 609, 10 083 dhe 10 198, me një nivel të përgjithshëm mëkëmbjeje rreth 60 % krahasuar me periudhën para epidemisë. Ndërsa trafiku ditor i udhëtarëve u rikthye në rreth 49.4 % të atij para epidemisë. Prirja e rimëkëmbjes së tregut të transportit ajror ka vazhduar të përmirësohet.

Pas hyrjes në qershor, rimëkëmbja e vëllimit të transportit të aviacionit civil është përshpejtuar. Numri i fluturimeve ditore u rrit nga 6 489 në fillim të muajit në një maksimum prej 10 609 dhe trafiku ditor i udhëtarëve u shtua nga 445 000 në fillim të qershorit në 896 000. Mëkëmbja e tregut të transportit ajror është e dukshme e besimi i tregut është rritur më tej.