VCG

VCG

“Universal Pekin Resort” rifilloi funksionimin këtë fundjavë, duke dërguar një sinjal pozitiv të rimëkëmbjes së turizmit të qytetit gjatë verës, thanë ekspertët industrialë, njofton “China Daily”.

Resorti në rrethin Tongzhou njoftoi rihapjen e tij të mërkurën pas një mbylljeje gati dymujore për shkak të pandemisë.

Sipas një deklarate në faqen e saj të internetit, resorti planifikon të rifillojë gradualisht funksionimin duke kufizuar rreptësisht kapacitetin e vizitorëve dhe duke zbatuar plotësisht masat e kontrollit dhe parandalimit të pandemisë.

VCG

VCG

Parku i temave, atraksioni më i njohur në resort, u rihap më 25 qershor, por me orar të shkurtuar.

“Universal CityWalk Beijing” dhe “Universal Studios Grand Hotel” rifilluan aktivitetin më 24 qershor, ndërsa “NUO Resort Hotel” është planifikuar të rihapë dyert e tij më 1 korrik.

Në fazën fillestare, resorti do të vazhdojë të pezullojë disa shërbime katering dhe ambiente argëtimi. Këto do të rifillojnë në një datë të mëvonshme, në varësi të pandemisë dhe kërkesave të lidhura me të.

Sipas deklaratës, të gjithë vizitorëve në resort kërkohet të bëjnë rezervime në internet, t'i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe të paraqesin një kod QR të shëndetit, si dhe një rezultat negativ të testit të acidit nukleik të marrë brenda 72 orëve para hyrjes. (Fatosi)

VCG

VCG