Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi të dielën alarmin e verdhë për kërcënime të rënda të motit, duke përfshirë stuhi dhe rrebeshe në shumë pjesë të vendit, njofton “Xinhua”.

Sipas qendrës meteorologjike, të hënën, stuhi, erëra të forta dhe breshër priten në pjesë të Liaoning, Shanxi, Hebei, Pekin, Tianjin, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Hubei, Chongqing, Guizhou dhe Sichuan.

Reshje të mëdha pritet të godasin gjithashtu zona të caktuara të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Jilin, Liaoning, Shaanxi, Hebei, Pekin, Tianjin, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Hubei, Zhejiang, Fujian, Chongqing, Guizhou, Yunnan, Guangdong, Hainan dhe pellgu i Sichuan.

Sipas parashikimit, në pjesë të këtyre rajoneve do të ketë rrebeshe me mbi 80 mm reshje në orë.

Qendra ka këshilluar autoritetet lokale që të përgatiten për stuhi shiu dhe breshër dhe të jenë vigjilentë ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe baltës.

Autoriteteve të transportit u është kërkuar të drejtojnë trafikun në rrugët e mbushura me ujë.

Qendra ka këshilluar gjithashtu ndalimin e operacioneve në natyrë në zonat e rrezikshme dhe u ka kërkuar aeroporteve, hekurudhave, autostradave dhe njësive të transportit ujor të marrin masa sigurie si kufizimet e fluturimit, kufijtë e shpejtësisë ose mbylljet e përkohshme për të garantuar sigurinë e personelit dhe trafikut. (Fatosi)