Foto:VCG

Foto:VCG

Tërmeti që ra të mërkurën në Afganistan është më i rëndi në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit, duke shkaktuar së paku 1500 të vdekur, 2000 të plagosur e mbi 3000 shtëpi të shkatërruara, ndërsa numri i viktimave është në rritje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin bëri të ditur në një konferencë shtypi që pas tërmetit, qeveria kineze mori vendim të ofrojë ndihma humanitare me vlerë prej 50 milionë juanësh, duke përfshirë çadra, jorganë dhe shtretër të palosshëm. Kontingjenti i parë i materialeve të ndihmës do të transportohet me avion të posaçëm të hënën.

Wang shtoi që në të ardhmen, Kina do të zhvillojë koordinim të ngushtë me qeverinë e përkohshme afgane dhe do të sigurojë që materialet e ndihmës të dërgohen në kohë te të prekurit, për ta ndihmuar popullin afgan të kalojë gjendjen e vështirë.

“Ne besojmë fuqishëm se me përpjekjet e përbashkëta të qeverisë së përkohshme afgane dhe të njerëzve prej të gjitha sferave të jetës, dhe me ndihmën e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar, njerëzit në zonat e prekura do të kalojnë shpejt vështirësitë, duke përshpejtuar rindërtimin e shtëpive të tyre dhe rifillimin e punës dhe jetës normale,” theksoi Wang Wenbin.(Jiang Lei)