Foto:VCG

Foto:VCG

“Ne duhet të bashkohemi e të bashkëpunojmë për të ruajtur paqen e stabilitetin e botës”; “duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm global”; “duhet të qëndrojmë së bashku e të realizojmë bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta”; ”duhet të jemi gjithëpërfshirës e të zgjerojmë hapjen dhe integrimin” ... Në ceremoninë e hapjes të Forumit të Biznesit të BRICS-it të zhvilluar të mërkurën, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti katër propozime, duke lëshuar mesazhin e fortë për paqe e zhvillim, duke pasqyruar aspiratat e popujve të botës dhe duke i dhënë përgjigje të gjithanshme “pyetjes së epokës”, thuhet në koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Studiuesi italian i marrëdhënieve ndërkombëtare Fabio Massimo Parenti vuri në dukje se paqja është bekimi më i madh dhe

parimi bazë për bashkëjetesën e njerëzimit. Për këtë arsye, koncepti i paraqitur nga presidenti Xi Jinping i “bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit” është vlera gjithëpërfshirëse e njerëzimit.

Zhvillimi është garancia për paqen, është çelësi për të gjitha problemet dhe është tema kryesore e samitit të BRICS-it. Sivjet Kina u bë përsëri pas pesë vjetësh vendi kryetar i radhës i BRICS-it. Në vitin 2021, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve të BRICS-it arriti në 490.42 miliardë dollarë, 39.2 % më shumë se një vit më parë. Bashkëpunimi i BRICS-it është suksesi i multilateralizmit dhe arritje e zbatimit të konceptit “zhvillimi është i pari”, “populli është thelbi”, “përfitime të përbashkëta dhe përfshirje”. Këto pikërisht janë thelbi i Nismës për Zhvillimin Global dhe kanë dëshmuar përpjekjet e Kinës për nxitjen e zhvillimit të përbashkët të botës.

Ku do të shkojë bota? Kina e ka dhënë përgjigjen me veprime praktike. Në të ardhmen, nëse të gjitha palët mendojnë njësoj dhe bëjnë përpjekje në të njëjtën drejtim, jo vetëm bashkëpunimi në kuadër të BRICS-it do të zhvillohet me cilësi të lartë, por edhe paqja e zhvillimi i botës do të ketë më shumë energji pozitive, mbyllet komenti i CMG-së.