Foto nga VCG

Kina do të përmirësojë më tej efikasitetin e ekzaminimit të patentave për të mbështetur një mjedis më të mirë inovacioni dhe biznesi, njoftoi të enjten në një konferencë shtypi rregullatori kryesor i pronësisë intelektuale të vendit, citon “Xinhua”.

Deri në fund të vitit 2021, koha e përpunimit për ekzaminimin e patentave me vlerë të lartë ishte shkurtuar në 13.3 muaj, duke arritur objektivin përpara afatit, tha Wei Baozhi, zyrtar i lartë në Administratën Kombëtare të Pronësisë Intelektuale.

Efikasiteti i Kinës në përpunimin e aplikimeve për patenta ka qenë në krye të botës. Vendi ka planifikuar të shkurtojë periudhën mesatare të ekzaminimit për patentat e shpikjeve me një të tretën brenda pesë viteve nga 2018-a, me ato me vlerë të lartë me më shumë se gjysmën.

Wei tha se objektivi i reduktimit të periudhës së ekzaminimit për patentat e shpikjeve do të arrihet deri në fund të këtij viti. (Irma)