Foto nga VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) njoftoi se do të shpërndajë rreth 190.000 grupe komplete të testit të shpejtë të antigjenit (RAT) si pjesë e një ndjekjeje mbi zbulimin e fundit të viruit të Covid-19 në mostrat e ujërave të zeza, raporton “Xinhua”.

Kompletet e testimit do t'u shpërndahen banorëve, punonjësve të pastrimit dhe stafit të menaxhimit të pronës që punojnë në zonat me rezultate pozitive të testimit të ujërave të zeza, që tregojnë ngarkesa relativisht të larta virale, në mënyrë që të ndihmojnë në identifikimin e personave të infektuar.

Qeveria HKSAR u bëri thirrje përdoruesve të kompletit RAT të raportojnë çdo rezultat pozitiv për Covid-19 përmes platformës në internet të qeverisë. (Irma)