Foto nga VCG

Ndërmarrjet me administrim shtetëror të Kinës po rrisin investimet në lloje të reja të infrastrukturës për të lehtësuar transformimin industrial, treguan të dhënat nga rregullatori më i lartë i aseteve shtetërore të vendit, citon “Xinhua”.

Në vitin 2021, mbi 700 filiale të afro 70 ndërmarrjeve shtetërore investuan gjithsej 400 miliardë juanë (rreth 59.6 miliardë dollarë amerikanë) në infrastrukturë të re, sipas Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive në pronësi të Këshillit të Shtetit.

Për periudhën 2021-2025, kompanitë planifikojnë të investojnë në më shumë se 1300 projekte të reja infrastrukturore, me investime që arrijnë në mbi 10 trilionë juanë.

Infrastruktura e re i referohet infrastrukturës që është digjitale, e zgjuar dhe inovative, duke përfshirë projektet që lidhen me rrjetet 5G, inteligjencën artificiale dhe Internetin e Gjërave.

Sipas komisionit, fitimet neto të ndërmarrjeve shtetërore qendrore janë rritur 5.6 për qind nga viti në vit në katër muajt e parë të vitit. (Irma)