IC Photo

IC Photo

Kina ka si synim të rrisë nivelin e fuqisë punëtore të mjekësisë tradicionale kineze (TCM) duke shtuar përpjekjet në fronte të shumta, sipas një dokumenti të publikuar nga Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze, Ministria e Arsimit, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Dokumenti propozon një sërë masash, duke përfshirë përmirësimin e arsimimit për mjekësisë tradicionale kineze, pagesa më të mira për personelin e mjekësisë tradicionale kineze dhe përmirësimin e vlerësimit të paraqitjes së tyre.

Ndërkohë, dokumenti i bën thirrje personelit mjekësor të specializuar në mjekësinë perëndimore të studiojë mjekësinë tradicionale kineze dhe të integrojë njohuritë prej të dy fushave.

Deri në vitin 2025, të gjitha qendrat shëndetësore në lagjet e qyteteve dhe klinikat shëndetësore të lokaliteteve rurale duhet të kenë njësitë dhe personelin e tyre të mjekësisë tradicionale kineze, në mënyrë që banorët të kenë mundësi të marrin shërbimet e mjekësisë tradicionale kineze, theksohet në dokument.