VCG

VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin vuri në dukje në një konferencë shtypi të enjten se demokracia e stilit amerikan jo vetëm që është kritikuar brenda vendit, por edhe është famëkeqe ndërkombëtarisht.

Sipas raporteve, një sondazh i fundit në ShBA tregoi se 49 % e të pyeturve besojnë se ShBA-ja nuk do të jetë më një vend demokratik në të ardhmen, dhe gjysma besojnë se vlerat morale të ShBA-së janë të varfra, një rekord i lartë në 20 vjet. Sondazhet tregojnë gjithashtu se 65 % e amerikanëve besojnë se shumica e njerëzve që konkurrojnë për poste e bëjnë për interesa personale, dhe 44% e njerëzve në mbarë botën besojnë se ShBA-ja është kërcënimi më i madh për demokracinë globale.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Wang Wenbin tha:

"Demokracia e stilit amerikan vihet në dyshim dhe kritikohet gjerësisht për arsye se politikanët amerikanë e përdorin demokracinë si mjet për interesa personale e partiake brenda vendit dhe si një armë për të mbrojtur interesat amerikane në botë. Edhe pse demokracia e stilit amerikan vlerësohet brenda dhe jashtë vendit në një nivel të ulët historik, impulsi i politikanëve amerikanë për të eksportuar demokracinë dhe vlerat e stilit amerikan në botë vijon të jetë si një 'ethe' dhe ka arritur pikën e 'çmendurisë'. Samiti i Liderëve për Demokracinë në ShBA vitin e kaluar u mbyll me ngut dhe do të mbahet edhe këtë vit. ShBA-ja jo vetëm bashkon aleanca vlerash të ndryshme, si Partneriteti Trepalësh i Sigurisë, Mekanizmi Katërpalësh, aleanca “Pesë Sytë” etj., por po ashtu përpiqet të heqë vija ideologjike në fushën e ekonomisë e tregtisë, shkencës e teknologjisë dhe shkencave humane, duke mbrojtur mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe duke prishur e minuar bashkëpunimin normal ndërkombëtar e rregullat ndërkombëtare.”

Zëdhënësi theksoi më tej se, në emër të demokracisë, politikanët amerikanë synojnë interesat e tyre egoiste dhe promovojnë hegjemoninë amerikane. Ata tashmë kanë tradhtuar frymën e vlerat e demokracisë dhe janë bërë armiq të saj. Ata nuk kundërshtohen vetëm nga populli amerikan, por në mënyrë të pashmangshme do të refuzohen nga popujt e të gjithë botës, u shpreh Wang.