Kina lëshoi me sukses në orbitë të enjten tre satelitë të rinj të gjurmimit në largësi me një raketë bartëse “Marshimi i Madh-2D”.

Raketa u nis nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore në 10:22 të mëngjesit me orën e Pekinit.

Më pas satelitët hynë në orbitën e paracaktuar, duke shënuar suksesin e plotë të misionit.

Satelitët, që përbëjnë grupin e dytë të serisë “Yaogan-35”, do të përdoren kryesisht për eksperimente shkencore, studimin e burimeve të tokës, vlerësimin e prodhimit bujqësor, si edhe parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive.

Ky është fluturimi i 424-t i serisë së raketave bartëse “Marshimi i Madh”.