VCG

VCG

Observatori kombëtar i Kinës rinovoi të martën një alarm portokalli për temperatura të larta, pasi valët e të nxehtit vazhduan të përfshinin pjesën veriore të vendit, raporton “Xinhua”.

Qendra Kombëtare Meteorologjike bëri të ditur se gjatë së martës, në disa zona në Hebei, Pekin, Tianjin, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Hubei, Shanxi, Shaanxi, Xinjiang dhe Hainan temperaturat shkuan nga 35-39 gradë celsius, ndërsa në Hebei dhe Shandong deri në mbi 40 gradë.

VCG

VCG

Qendra këshilloi shmangien e aktiviteteve në natyrë gjatë pikut të temperaturave gjatë ditës dhe sugjeroi që punëtorët e ekspozuar ndaj temperaturave të larta të marrin masat e nevojshme mbrojtëse.

Ndërkohë, reshjet e dendura që goditën rajonet jugore të vendit pritet të zvogëlohen nga e mërkura, me reshjet e shiut që do të orientohen për nga veriu, ndëra rrebeshet pritet të godasin pjesë të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Jilin dhe Liaoning në Kinën veriore. Ekspertët paralajmëruan edhe për rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitje dheu në zonat malore.

VCG

VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Elona)