VCG

VCG

Rimëkëmbja e konsumit kinez mori vrull falë festivalit të blerjeve “online”, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të përmirësuar kërkesën e tregut të brendshëm dhe për të rritur konsumin, shkruan “Xinhua”.

Gjatë festivalit “618”, një ngjarje e madhe e blerjeve në internet, vlera e porosive në “JD.com” arriti në 379.3 miliardë juanë (rreth 57 miliardë dollarë), nga 343.8 miliardë juanë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas sipas të dhënave më të fundit.

Konsumi në qendrat tregtare gjithashtu ka marrë vrull, falë politikave në favor të rritjes dhe promovimit të shitjeve në festival.

Në maj, shitjet me pakicë në Kinë ranë 6.7% nga një vit më parë, një rënie prej 4.4 pikë përqindje krahasuar me prillin.

VCG

VCG

“Rimëkëmbja e konsumit do të rritet me rikthimin e normalitetit”, -deklaroi Fu Linghui, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Statistikave. (Elona)