Foto:VCG

Foto:VCG

Sivjet, teksa një numër rekord prej 10.76 milionë të diplomuarish dolën nga universitet kineze, Kina po përpiqet me të gjitha forcat për t'i ndihmuar ata të punësohen në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Ky sezon i kërkimit të punës mund të jetë sfidues për të diplomuarit, për arsye të epidemisë COVID-19, tha Wu Aihua nga Ministria e Arsimit.

Niveli i papunësisë urbane të anketuar në Kinë ishte 5.9 për qind në maj, ndërsa në grupmoshën 16 - 24 vjeçare arriti 18.4 për qind, treguan të dhënat zyrtare.

Të diplomuarit e universiteteve konsiderohen si një objektiv kryesor i politikës së punësimit në plan të parë të Kinës. Autoritetet kineze kanë nisur një seri fushatash lidhur me punësimin për të zhvendosur intervistat e punës në internet, për të nxitur firmat të rrisin numrin e punonjësve dhe për të hapur më shumë dyert e qyteteve të mëdha për të diplomuarit.

Më 16 maj, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore nisi një platformë mbarëkombëtare të rekrutimit në internet që do të zgjasë deri më 25 gusht, për të promovuar mbi 10 milionë vende pune, për të dhënë mësime trajnimi profesional dhe për të ofruar këshillim punësimi.

Deri më 5 qershor, rreth 340 000 punëdhënës kishin postuar 9.77 milionë vende pune në platformë.

Deri të premten, rreth 2 255 universitete kishin kontaktuar me afro 77 mijë punëdhënës, duke shtuar 1.41 milion vende pune dhe 566 000 vende për stazhierë, treguan të dhënat zyrtare.(Çang Çuo)