Foto: VCG

Foto: VCG

Publikimi dhe zbatimi i "Ligjit të parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve" nga ShBA-ja nxit përshkallëzimin e shtypjes amerikane ndaj Kinës nën maskën e të drejtave të njeriut, tha Ministria e Jashtme kineze. Ligji amerikan që ndalon importet nga Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit të Kinës hyn në fuqi më 21 qershor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi se ndalimi erdhi nga një gënjeshtër dhe se vendosja e sanksioneve ndaj individëve dhe subjekteve lidhur me Xinjiang-un synon ta përjetësojë këtë gënjeshtër.

Sipas tij, veprimi i ShBA-së prish në mënyrë të qëllimshme rendin e tregtisë ndërkombëtare dhe minon stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit.

Përpjekja e amerikanëve për të krijuar papunësi të detyruar në Xinjiang në një të ashtuquajtur “formë ligjore” dhe për të promovuar shkëputjen nga Kina në nivel global ekspozon plotësisht thelbin hegjemonist të ShBA-së për të minuar të drejtat e njeriut në emër të mbrojtjes së tyre dhe për të thyer rregullat në emër të ruajtjes së tyre.

Kina e dënon fuqishëm dhe e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë dhe do të marrë masa të forta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve e të qytetarëve kinezë, theksoi zëdhënësi.