Foto:Visual People

Foto:Visual People

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një shtresë kontrolli termik me bazë metalike për anijen kozmike me ekuipazh “Shenzhou-14”, që mund t’i mbrojë astronautët nga nxehtësia dhe i ftohti ekstrem gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor në orbitë.

Kjo shtresë funksionon në dy mënyra: siguron përthithje të ulët rrezesh diellore për të ndihmuar në pakësimin e ndikimit të diellit në temperaturën e brendshme të anijes kozmike dhe lëshim të ulët rrezesh infra të kuqe për të bllokuar çlirimin e nxehtësisë nga burimet e brendshme.

Taikonautët - siç quhen ndryshe astronautët kinezë – e anijes kozmike “Shenzhou-14” që gjendet në orbitë, janë ngarkuar me përfundimin e ndërtimit të stacionit hapësinor kinez dhe do të dëshmojnë disa konfigurime komplekse të tij gjatë misionit gjashtëmujor.

Anijet kozmike të mallrave dhe modulet laboratorike të lidhura me modulin bazë të stacionit hapësinor mund të bllokojnë rrezet e diellit në anijen kozmike, duke çuar në ekspozim afatgjatë ndaj të ftohtit ekstrem në hijet e hapësirës së thellë kozmike. Anija kozmike gjithashtu duhet të përballet me nxehtësinë e madhe nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit në hapësirë.

Pa kontrollin e nxehtësisë, temperatura e anës së anijes kozmike me drejtim nga dielli mund të arrijë në mbi 100 gradë Celsius, ndërsa në anën e errët mund të bjerë në minus 100 gradë Celsius. Mjediset me temperaturë të lartë dhe të ulët ekstreme përbëjnë sfida për shëndetin e astronautëve dhe funksionimin e anijes kozmike.