Foto: VCG

Foto: VCG

Avioni i mallrave pa pilot TP500, i zhvilluar në Kinë, përfundoi me sukses fluturimin e parë, bëri të ditur Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC).

Avioni kreu një fluturim prej 27 minutash pa asnjë lloj problemi gjatë performancës, njoftoi AVIC, citon “Xinhua”.

I krijuar nga Instituti “Avic First Aircraft”, TP500 është avioni i parë i madh i mallrave pa pilot i vendit i prodhuar sipas kërkesave të legjislacionit kinez të aviacionit civil.

TP500 është një platformë transporti pa pilot për qëllime të përgjithshme, e aftë për të mbajtur një ngarkesë të madhe. Gama e saj maksimale është 1800 km. Sipas AVIC, transportuesi mund të mbajë ngarkesën standarde prej 500 kg deri në 500 km. (Irma)