VCG

VCG

Seksioni i fundit i një linje hekurudhore prej 2712 km rreth shkretëtirës më të madhe të Kinës, Taklimakan, në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur në veriperëndim të vendit, u vu në funksion të enjten.

Hapja e linjës hekurudhore Hotan-Ruoqiang do t'u mundësojë trenave të bëjnë një rreth të plotë në shkretëtirë, për herë të parë në botë, sipas “China State Railway Group Co., Ltd.”, citon “Xinhua”.

Linja hekurudhore e shkretëtirës Taklimakan u përfundua pasi linja e re hekurudhore Hotan-Ruoqiang u lidh me seksionin Ruoqiang-Korla të linjës hekurudhore Golmud-Korla dhe seksionet Korla-Kashgar dhe Kashgar-Hotan të linjës hekurudhore jugore Xinjiang.

VCG

VCG

Hekurudha Hotan-Ruoqiang shtrihet në lindje nga qyteti Hotan në kontenë Ruoqiang përgjatë skajit jugor të Taklimakan, shkretëtira e dytë më e madhe në botë me rërë lëvizëse, me 65 për qind të gjatësisë së saj brenda shkretëtirës. Ndërtimi i saj ka filluar në dhjetor 2018.

Linja e sapohapur shtrihet 825 km me një shpejtësi të projektuar prej 120 km në orë, dhe ka 22 stacione, me 11 që ofrojnë shërbim pasagjerësh dhe gjashtë që ofrojnë shërbim ngarkesash. Trenat mund të përshkojnë të gjithë distancën në 11 orë e 26 minuta.

Hekurudha do të lehtësojë transportin e specialiteteve të Xinjiang, duke përfshirë pambukun, arrat, hurmat e kuqe dhe mineralet në pjesë të tjera të vendit. (Fatosi)

VCG

VCG