VCG

VCG

Në dhjetë vjetët e fundit, infrastruktura e internetit në Kinë është zhvilluar shpejt dhe është ndërtuar rrjeti i komunikacionit të lëvizshëm dhe i internetit të brezit të gjerë me fibra optike më i madh dhe teknologjikisht më i përparuar në botë. Po ashtu, teknologjia 5G e Kinës ka arritur pozicion udhëheqës global. Sipas të dhënave, përdoruesit me qasje në Gigabit i kalojnë 50 milionët. Stacionet bazë 4G të Kinës përbëjnë më shumë se gjysmën e vëllimit të përgjithshëm global, ndërkohë që janë ndërtuar 1.615 milionë stacione bazë 5G dhe ka 413 milionë përdorues të telefonave celularë 5G. Fuqia e industrisë teknologjike është rritur ndjeshëm, me patentat thelbësore standard 5G që përbëjnë 38.2 %. Përveç kësaj, është ndërtuar sistemi më i madh dhe më i plotë i industrisë së komunikimit optik në botë dhe disa teknologji kyçe, si pajisjet e komunikimit optik, pajisjet e moduleve optike dhe kabllot me fibra optike kanë arritur nivelin e avancuar ndërkombëtar.

Aktualisht, ka 301 kompani me vlerë të paktën 1 miliardë dollarë në sektorin e internetit të Kinës, duke zënë 25 % të vëllimit të përgjithshëm botëror. Shkalla vjetore e transaksioneve të pagesave të lëvizshme ka arritur në 527 trilionë juanë. Po ashtu, është përshpejtuar aplikimi në shumë industri i brezit të ri të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, i përfaqësuar nga 5G. (Zhan Dian/Artan)