Makina modulare shumëfunksionale e hapjes së hendekëve në shtratin detar, e prodhuar nga vetë Kina, mbaroi vendosjen e parë të mbi 100 kilometrave tubacion në det në Bangladesh, duke shënuar rekorde të reja botërore në "shpimin e orientuar të tokës detare" dhe "gërmimin në thellësitë detare pas kanalit”, deklaroi të shtunën Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës.

Makina kineze vendos tubacione në ujërat detare, Bangladesh(Foto:Beijing Daily)

Makina kineze vendos tubacione në ujërat detare, Bangladesh(Foto:Beijing Daily)

Shpimi i orientuar është një teknikë që përdoret nga kompanitë e nxjerrjes së naftës për të shfrytëzuar këtë lëndë djegëse në rezervat nëntokësore. Termi “hendek në thellësitë detare”, që njihet edhe si “hendek oqeanik”, i referohet çdo hendeku të gjatë, të ngushtë dhe të pjerrët në fund të oqeanit në një thellësi nga 7 300 deri në 11 000 metra.

Zakonisht, thellësia e vendosjes së tubave është 1.5 deri në 3 metra, prandaj 5 metra nën shtratin detar është një detyrë shumë e vështirë.

Me përshpejtuesin me fuqi të madhe shumëpulsues të krijuar nga Kina, “Shenlong-3”, thellësia e këtij tubacioni 146 kilometra të gjatë arriti një rekord 11 metra.

Shenlong-3(Foto:CMG)

Shenlong-3(Foto:CMG)

“Shenlong-3”, e para makinë e këtij tipi në botë, është një gur kilometrik në zhvillimin e përshpejtuesve me induksion vijor dhe në teknologjinë e radiografisë flash të Kinës. Projekti i ri do ta ndihmojë Bangladeshin të shkarkojë mbi 100 000 tonë naftë nga cisternat.

Duke e nisur vetëm me një platformë 100 metra nën ujë, Kina ka bërë përparime të pandërprera në rrugën drejt zhvillimit të sektorit të eksplorimit të naftës e të gazit natyror në det. Ajo ka tani 61 platforma shpimi që mund të punojnë në ujërat mbi 3000 metra të thella.

Në vitin 2012, gjashtë mjete që mund të punojnë në ujërat mbi 3000 metra të thella u vunë në përdorim, duke shënuar përshpejtimin e zhvillimit prej Kinës të pajisjeve të shfrytëzimit të gazit dhe të naftës në thellësitë detare.

Shenhai-1(Foto:CMG)

Shenhai-1(Foto:CMG)

Në qershorin e vitit 2021, platforma e parë gjysmënëndetare 100-mijëtonëshe për prodhimin dhe rezervimin e gazit dhe të naftës e prodhuar nga Kina, “Shenhai-1”, nisi funksionimin në ujërat detare rreth provincës Hainan. Deri më 13 shkurtin e sivjetshëm, ajo kishte prodhuar mbi 1 miliard metra kub gaz natyror, deklaroi operatorja e kësaj platforme, Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC).

Ndërkohë, “Haiji-1”, një bazë e ujërave të thella 300 metra e gjatë e prodhuar nga Kina, u instalua në Detin e Kinës Jugore më 11 prill të këtij viti.

Wang Zhen, drejtori i Institutit Studimor të Ekonomisë Energjetike pranë CNOOC-it, i tha CMG-së se tani Kina mund të quhet si “një ndër pjesëmarrëset kryesore në fushën globale të teknologjisë së inxhinierisë e të prodhimit të pajisjeve të naftës, pasi kemi mbuluar gjithë zinxhirin industrial të këtij sektori”. Megjithatë, ai shtoi se Kina ende nuk është një fuqi e madhe në këtë drejtim dhe është ende në rrugën drejt këtij objektivi.

Haiji-1(Foto:CMG)

Haiji-1(Foto:CMG)

Të dhënat statistikore tregojnë se 119 komplete të pajisjeve të inxhinierisë detare u prodhuan dhe u dorëzuan nga Kina në vitin 2021, duke zënë 55% të vëllimit të përgjithshëm botëror.

Gjithashtu, deri në fund të marsit, ndërmarrjet kineze të pajisjeve të inxhinierisë detare kanë marrë 273 kërkesa për mjetet përkatëse, 54 % e vëllimit global.(Zhang Yan/Artan)