Foto:VCG

Foto:VCG

Komanda Kombëtare për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Zbutjen e Thatësirave e Kinës ka dërguar katër ekipe ekspertësh në provincat Fujian, Jiangxi dhe zona të tjera të goditura nga reshjet e mëdha të shiut, për të drejtuar punët e kontrollit të përmbytjeve dhe për të minimizuar humbjet.

Për shkak të reshjeve të rënda në shumë zona, më 4 qershor, komanda kombëtare e ngriti reagimin emergjent për kontrollin e përmbytjeve nga niveli IV në atë III dhe ky nivel reagimi është mbajtur për tetë ditë radhas, deri të shtunën.

Sipas parashikimeve të motit, në tre ditët e ardhshme do të ketë reshje të mëdha në Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian dhe provinca të tjera, e në disa zona ka mundësi për reshje skajshmërisht të rënda.

Ekspertët theksuan nevojën për të forcuar vigjilencën për rreziqet e mundshme, për të bërë lloje të ndryshme hetimi për rreziqet dhe për të punuar për zbulimin e problemeve, duke forcuar parandalimin e rreziqeve në të gjitha projektet e ndërtimit. (Jiang Lei)